Akar vlerësoi vizitën në Irak

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar përfundoi vizitën zyrtare që bëri së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Yasar Guler në Irak.

1567519
Akar vlerësoi vizitën në Irak

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar përfundoi vizitën zyrtare që bëri së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Yasar Guler në Irak.

Akar në fund të programit i bëri një vlerësim kontakteve në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Erbil dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Duke deklaruar se takimet e tij si në Bagdad, ashtu edhe Erbil ishin pozitive dhe konstruktive Akar tha: "Duke filluar nga lufta kundër organizatës terroriste PKK, dhe veçanërisht çështjet së sigurisë ne shkëmbyem pikëpamje edhe mbi çështjet midis Turqisë dhe Irakut. Ne jemi të kënaqur pasi pamë se vizioni ynë dhe qasjet tona janë shumë të afërta. Ne ramë dakord për shumë çështje. Në ditët në vijim për të punuar për këto çështje, do të vazhdoj punën tonë për masat që do të merren në drejtim të sigurisë si për Irakun, ashtu edhe për Turqinë.".

Duke deklaruar se në rend të ditës erdhi edhe çështja e dëshirës që Iraku të mos kthehet në një rajon konkurrence nga fuqitë e ndryshme Akar tha: “Edhe ne bëmë të ditur se nuk dëshirojmë në gjë të tillë, ne e vlerësojmë këtë të papërshtatshme. Sigurisht që ka disa vështirësi, por ne gjithashtu besojmë se këto mund të zgjidhen përmes dialogut, bisedimeve e negociatave. Është mjaft e mundur që kjo hapësirë gjeografike të bëhet një vend i besimit dhe prosperitetit duke hequr qafe terroristët dhe duke arritur paqen dhe qetësinë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne tashmë e kemi thënë çdo herë në takimet tona se do të japim të gjithë kontributin e mundshëm për këtë”.

Ministri Akar deklaroi se Turqia respekton tërësinë territoriale të të gjithë fqinjëve të saj.

“Për ne kryesore është siguria e kufirit midis Turqisë dhe Irakut si dhe qetësia dhe paqja e bashkëqytetarëve tanë në rajon. Ne e deklaruam këtu edhe një herë se jemi të përkushtuar ndaj kësaj çështje. Në luftën kundër terrorizmit, veçanërisht PKK-së dhe bashkëpunëtorëve të saj, ne do të bëjmë aktivitetet e nevojshme. Këtë ia bëmë të ditur edhe bashkëbiseduesve tanë".

Duke theksuar se deklaratat e tij ishin dëgjuar dhe shënuar me kujdes nga bashkëbiseduesit e tij, Akar tha: “Ne pamë që ata gjithashtu mendojnë në mënyrë të ngjashme me ne. Ne biseduam se çfarë mund të bëjmë në ditët në vijim. Ne do të vazhdojmë punën tonë, do të vazhdojmë negociatat midis delegacioneve të ndërsjella. Unë besoj se këto do të reflektojnë në një kohë të shkurtër shumë pozitivisht edhe në terren.".

Akarit iu kërkua të vlerësonte situatën e fundit në Sinxhar, duke kujtuar marrëveshjen e bërë midis qeverisë qendrore dhe administratës rajonale në Irak për të pastruar këtë rajon nga terroristët.

“Gjatë bisedimeve tona sollëm në rend të ditës edhe çështjen e Sinxharit dhe morëm disa informacione. Në situatën aktuale, ne kemi informacione se terroristët nuk janë larguar plotësisht nga rajoni i Sinxharit. Udhëheqja e Bagdadit, në veçanti, deklaroi se ata vazhdojnë të punojnë për këtë çështje. "Me disa masa që do të merren në periudhën e ardhshme, terroristët do të largohen nga këtu,"- na thanë ata. Ne i ndjekim nga afër ngjarjet. Ne u shprehëm atyre se ne jemi të gatshëm ta sigurojmë këtë në çfarëdo mënyre nëse ata kërkojnë ndihmë dhe mbështetje nga ne", tha Akar.

Ai bëri të ditur se në fazën e fundit të vizitës u takua me turkmenët dhe në lidhje me këtë takim tha: "Ne do të përcjellim dhe ndjekim çdo masë që duhet të merret nga administrata rajonale dhe udhëheqja qendrore për çfarëdo që duhet bërë në mënyrë që ata të jetojnë më të sigurt dhe më të qetë. Shpresoj se do të ketë zhvillime pozitive për vëllezërit tanë turkmenë këtu në të ardhmen”.

 

 


Lajme të ngjashme