Droni “Songar” integrohet për herë të parë në një automjet tokësor ushtarak të blinduar

“Songar”, “droni i parë kombëtar i armatosur” që ka hyrë në inventarin e Forcave të Armatosura Turke, për herë të parë u integrua në një automjet tokësor të blinduar.

1564868

Kështu që “Songar”, falë sistemit të dronit të armatosur do të ketë aftësinë për të gjetur nga ajri objektiven dhe të bëjë operacion të armatosur nga ajri nga automjetet fushore ushtarake 4x4.   

“Songar”, duke shërbyer si ditën ashtu edhe natën në mënyrë efektive në të gjitha llojet e operacioneve ushtarake dhe të sigurisë, do të jetë i gatshëm t'u përgjigjet kërcënimeve asimetrike 24 orë në 7 ditë me aftësinë e tij autonome të uljes dhe ngritjes.

Sistemi teknologjik ushtarak “Songar”, i pajisur me mitraloz automatik, kryen misionin e tij brenda një rreze prej 3 kilometrash.

“Songar”, i cili ka një sistem transmetimi të pamjeve në kohë reale, kryen shumë detyra kritike siç është përcaktimi i zonës së objektivit me një sistem të vetëm ose të shumëfishtë, neutralizon kërcënimin dhe zbulon dëmtimit pas operacionit.

Droni “Songar” me integrimin e automjeteve tokësore mund të përdoret në mënyrë efektive në operacionet e sigurisë kufitare dhe ndërkufitare për qëllime sulmuese kur është e nevojshme dhe me një numër të lartë plumbash nga ajri kundër pritave (grackave) ose kërcënimeve.

Lajme të ngjashme