Turqia dënon sulmin në Mali

Turqia ka dënuar sulmin terrorist kundër Misionit Multidimensional të Stabilizimit të Integruar të Kombeve të Bashkuara në Mali (MINUSMA) me pasojë vdekjen e 4 paqeruajtësve.

1564061
Turqia dënon sulmin në Mali

Ne e kemi mësuar me pikëllim lajmin se katër paqeruajtës nga Bregu i Fildishtë me detyrë në MINUSMA (Misioni Multidimensional i Stabilizimit të Integruar të Kombeve të Bashkuara në Mali) dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm terrorist në Rajonin Timbuktu të Malit, thuhet në një deklaratë të shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

“Ne e dënojmë këtë sulm terrorist. Ne u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta popullit mik e vëlla dhe Qeverisë së Bregut të Fildishtë, si dhe familjeve dhe të afërmve të atyre që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, përfundon komunikata.



Lajme të ngjashme