Erdogan: BE nuk i ka mbajtur premtimet që na ka dhënë deri më tani

“Që nga viti 1963 ne gjithmonë jemi përpjekur t'i kemi marrëdhëniet tona me BE-në në një drejtim pozitiv. Fatkeqësisht BE nuk i ka mbajtur premtimet e saj deri më tani", tha Erdogan

1564452
Erdogan: BE nuk i ka mbajtur premtimet që na ka dhënë deri më tani
Erdoğan Büyükelçi.3.jpg
Erdoğan.jpg

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Bashkimi Evropian nuk i ka mbajtur premtimet që ka dhënë deri më tani Turqisë.

Presidenti Erdogan u prononcua për gazetarët në Stamboll.

Ai bëri të ditur se nuk ka pasur efekte anësore në lidhje me vaksinën ndaj llojit të ri të së koronavirusit (Covid-19) që bëri një ditë më parë dhe deklaroi se do të bëjë një dozë të dytë 28 ditë më vonë.

Kreu i qeverisë turke u shpreh edhe në lidhje me marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian.

“Që nga viti 1963 ne gjithmonë jemi përpjekur t'i kemi marrëdhëniet tona me BE-në në një drejtim pozitiv. Fatkeqësisht BE nuk i ka mbajtur premtimet e saj deri më tani. Kurse tani jemi në një proces të ri. Bisedimet tona dypalëshe vazhdojnë në mënyrë të ngjeshur", tha Erdogan.

Ai vlerësoi edhe shqetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me sigurimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 të Turqisë nga Rusia, duke thënë: “Asnjë vend nuk mund të përcaktojë hapat që do të ndërmarrim ne drejt industrisë së mbrojtjes. Kjo varet tërësisht nga vendimi që ne marrim. Ne me Rusinë u morëm me paketën e parë me S-400. Paketa e dytë vazhdon. Ne do të zhvillojmë bisedime me Rusinë në fund të muajit. Ne do të diskutojmë shumë çështje. Ne nuk e dimë se çfarë do të thotë administrata e Bidenit në këtë pikë. Ne kemi diçka për të thënë. Në pikën e mbrojtjes ne nuk i hedhim hapat me leje nga dikujt. Si një vend i NATO-s, ne kurrë nuk mund të pranojmë që vendet me të cilat jemi në NATO, të na drejtojnë.”.

“Pavarësisht se Turqia ka paguar për avionët luftarakë F-35, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ia kanë dorëzuar ende Turqisë këto avionë”, tha Erdogan dhe shtoi: “Është një gabim i madh që SHBA na kanë bërë si një vend aleat. Shpresoj se pasi Biden të bisedojë këto çështje, do të ndërmarrë hapa shumë më pozitive”.

 


Lajme të ngjashme