Erdogan në videokonferencë me Von der Leyen: BE-ja ka një pozitë primare në agjendën e Turqisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u angazhua të shtunën në një videokonferencë me Presidenten e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, ku u diskutua zhvillimi i marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Unionit.

1560647
Erdogan në videokonferencë me Von der Leyen: BE-ja ka një pozitë primare në agjendën e Turqisë

Siç bën të ditur Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, Erdogan dhe Von der Leyen biseduan për zhvillimin e marrëdhënieve Turqi-BE dhe trajtuan zhvillimet rajonale.

Erdogan i tha bashkëbisedueses Von der Leyen se BE-ja ka një pozitë primare në agjendën e Turqisë duke ritheksuar se të ardhmen e Turqisë e shohin në Evropë.

Ai shprehu dëshirën për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet me BE-në gjatë vitit të ri, ndërsa potencoi se viti 2020 nuk u vlerësua siç duhej për shkak të tekave dhe problemeve artificiale të prodhuara nga disa shtete anëtare të Unionit; situatë kjo që – sipas tij – nuk mund të jetë e vazhdueshme jo vetëm për të ardhmen e marrëdhënieve, por edhe në aspektin e hapësirës së gjerë gjeografike të përbashkët.

Pasi vuri në pah se mjeti më i rëndësishëm që do të përdoret në një fazë të parë për një agjendë pozitive në marrëdhëniet Turqi-BE, është përditësimi i Memorandumit të 18 Marsit, kreu i shtetit turk nënvizoi se viti 2021 paraqet një mjedis produktiv për bashkëpunimin e ri që do të nisë në fushën e emigracionit.

Duke ripërsëritur nevojën për azhurnimin e Unionit Doganor, liberalizimin e vizave për qytetarët turq dhe përparimin në negociatat e anëtarësimit të Turqisë në BE, Presidenti Erdogan potencoi gjithashtu domosdoshmërinë për rindërtimin e besimit të ndërsjellë dhe për t'u dhënë fund veprimeve e retorizmit përjashtues, diskriminues ndaj Turqisë, një vend përtej fqinjit dhe kandidat për anëtarësim.

Gjithashtu lideri turk vlerësoi si të dobishme edhe rifillimin e samiteve dhe takimeve të rregullta të dialogut të nivelit të lartë Turqi-Bashkimi Evropian.



Lajme të ngjashme