Çavusoglu në Rusi për Takimin 8. të Grupit të Përbashkët Turko-Rus të Planifikimit Strategjik

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, shkoi të martën në Soçi për Takimin 8. të Grupit të Përbashkët Turko-Rus të Planifikimit Strategjik.

1553896
Çavusoglu në Rusi për Takimin 8. të Grupit të Përbashkët Turko-Rus të Planifikimit Strategjik

“Jemi në Soçi për të marrë pjesë në Takimin 8. të Grupit të Përbashkët të Planifikimit Strategjik Turqi-Federata Ruse”, shkroi Çavusoglu në rrjetin social “Twitter”, një postim ky i shoqëruar nga dy fotografi të pritjes së tij në aeroport.

Takimi në fjalë do të drejtohet nga shefi i diplomacisë turke, Çavusoglu dhe homologu i tij rus, Sergey Lavrov.

Kurse Ministria e Punëve të Jashtme bëri me dije të hënën se në Takimin 8. të Grupit të Përbashkët të Planifikimit Strategjik, i cili do të bashkëkryesohet nga ministrat e Punëve të Jashtme, të dyja palët do të kenë një shkëmbim gjithëpërfshirës të pikëpamjeve mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet aktuale rajonale e ndërkombëtare.

“Plani për Konsultimet që do të mbahen në vitet 2021-2022 ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme Federatës Ruse do të nënshkruhet në fund të bisedimeve”, shtoi MPJ turke.



Lajme të ngjashme