Sot mbledhja e fundit e Kabinetit Presidencial për vitin 2020

Mbledhja e fundit Kabinetit Presidencial për këtë vit do të mbahet të hënën nën drejtimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

1553020
Sot mbledhja e fundit e Kabinetit Presidencial për vitin 2020

Në takim do të shqyrtohen situata aktuale në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), masat e reja që do të aplikohen, kalendari i vaksinimit dhe procesi i kurimit.

Pas një prezantimi gjithëpërfshirës gjatë mbledhjes nga ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, Këshilli Shkencor do të ndajë vendimet këshilluese me anëtarët e kabinetit.

Kurse në fund të takimit e gjithë vëmendja do të jetë mbi masat e reja që do të njoftohen.

Gjithashtu në këtë mbledhje, ku do të trajtohen edhe përpjekjet për ndërgjegjësimin e opinionit publik në lidhje me vaksinat antiCOVID, do t'u jepet trajta përfundimtare kalendarit të vaksinave që do të vijnë nga Kina e Gjermania, si dhe kalendarit të vaksinimit.



Lajme të ngjashme