Akar: Greqia përshkallëzon tensionin në Mesdhe

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, tha: “Greqia është ajo që dëshiron të përshkallëzojë tensionin në Mesdhe".

1542778
Akar: Greqia përshkallëzon tensionin në Mesdhe

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, tha: “Greqia është ajo që dëshiron të përshkallëzojë tensionin në Mesdhe".

Hulusi Akar bëri deklarata në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM).

Duke theksuar se Greqia është ajo që dëshiron të përshkallëzojë tensionin në Mesdhe, Akar tha: “Për fat të keq, duart tona të zgjatura në kuadër të zgjidhjes dhe paqes për një fqinjësi të mirë janë lënë gjithmonë në ajër".

“Greqia, në vend që të prodhojë zgjidhje politike duke biseduar me Turqinë ka rendur pas fakteve të kryera (u tha u bë)”, u shpreh Akar i cili vijoi me fjalët: "Pa parakushte, ne jemi gati të diskutojmë të gjitha problemet në Egje dhe Mesdheun Lindor".

 


Lajme të ngjashme