“Greqia nuk duhet të shpresojë në ndihmën e të tjerëve, por duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve”

Turqia tha se çështjet dypalëshe me Greqinë mund të zgjidhen vetëm me bashkëpunimin dhe dialog.

1540704
“Greqia nuk duhet të shpresojë në ndihmën e të tjerëve, por duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve”

Turqia tha se çështjet dypalëshe me Greqinë mund të zgjidhen vetëm me bashkëpunimin dhe dialog.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Hami Aksoy iu përgjigj një pyetje në lidhje me raportet e mediave greke se 'Turqia ka rritur aktivitetet e saj ushtarake në Egje dhe Mesdhe përpara Samitit të Bashkimit Evropian (BE)'.

Duke vënë në dukje se këto raporte nuk e pasqyrojnë të vërtetën, Aksoy tha: "Përkundrazi, Greqia që nga 20 tetori vazhdon aktivitetet e saj ushtarake provokuese që përshkallëzojnë tensionimin në rajon duke njoftuar se do të kryejë 24 aktivitete ushtarake në Egje dhe Mesdheun Lindor”.

“Greqia që nga 9 tetori nuk ka marrë pjesë në takimet e planifikuara të organizohen nga autoritetet ushtarake të NATO-s”, bëri të ditur zëdhënësi Aksoy ndërsa shtoi se: “Greqia mund të zgjidhë çështjet e saj bilaterale me Turqinë jo duke shpresuar në ndihmë nga të tjerët, por duke u ulur në tryezë me Turqinë, me bashkëpunim dhe dialog”.

 


Lajme të ngjashme