Turqia shpëton 44 azilkërkues të prapësuar nga Roja Bregdetare greke

Në nënprefekturat Çesme dhe Dikili të rrethit Izmir janë shpëtuar 44 azilkërkues të prapësuar në ujërat territoriale turke nga Rojat Bregdetare greke.

1539906

Sipas deklaratës së Komandës së Rojës Bregdetare Turke, afër brigjeve të Karaadas së Çesmes pas thirrjes për ndihmë të një grupi në një gomone, në rajon u dërguan ekipe të komandës në fjalë.

Ekipet e Rojës Bregdetare turke nxorën në tokë 25 azilkërkues.

Edhe afër brigjeve të Bademlisë në Dikili u shpëtuan 19 azilkërkuesit e prapësuar në ujërat territoriale turke nga ana e Rojës Bregdetare greke.

Azilkërkuesit iu dorëzuan Drejtorisë së Menaxhimit të Migracionit në rrethin e Izmirit.

Lajme të ngjashme