Koronavirusi në Turqi (1 dhjetor) – 6.101 raste të reja, 4.593 të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 6.101 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 190 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1537817
Koronavirusi në Turqi (1 dhjetor) – 6.101 raste të reja, 4.593 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën në mbrëmje se 190 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 13.936.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 506 mijë e 966, pasi 6.101 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 409 mijë e 320 pacientësh, nga të cilët 4.593 nga e hënë në të martë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 5.303 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 180.312 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 18 milionë e 772 mijë e 604”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme