Altun: Bashkëpunimi ndërkombëtar mund të zhvillohet vetëm në themelin e barazisë

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se mënyra e vetme që Bashkimi Evropian të provojë se nuk ka asnjë problem me myslimanët është të sillet me respekt ndaj Turqisë.

1537761
Altun: Bashkëpunimi ndërkombëtar mund të zhvillohet vetëm në themelin e barazisë

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se mënyra e vetme që Bashkimi Evropian të provojë se nuk ka asnjë problem me myslimanët është të sillet me respekt ndaj Turqisë.

 

Në fjalimin e mbajtur në “TRT World Forum 2020”, duke bërë të ditur se Turqia zotëron besimin në fuqinë e të punuarit së bashku për të kapërcyer krizën e koronavirusit të llojit të ri (Covid-19) dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, Altun tha: "Por bashkëpunimi ndërkombëtar mund të zhvillohet vetëm në themelin e barazisë, interesave të ndërsjella dhe vlerave të përbashkëta".

Altun një hapësirë të gjerë të fjalimit të tij ia kushtoi marrëdhënieve Turqi-BE dhe islamofobisë në rritje në Evropë.

“Shoqëria turke në Evropë, e cila është një pakicë shembullore në të gjitha kuptimet, përballet gjithashtu me diskriminim agresiv. Për më tepër, kjo situatë nuk ka ndryshuar pavarësisht se Ozlem Tureci dhe bashkëshorti i saj, Ugur Sahin gjetën vaksinën e Covid-19. Për hir të të gjithëve, ne i ftojmë veçanërisht miqtë tanë evropianë të parandalojnë qëndrimin armiqësor ndaj emigrantëve dhe myslimanëve përpara se historia të përsëritet", tha Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun.

Duke bërë të ditur se Turqia dëshiron të krijojë një marrëdhënie më të ngushtë me BE-në dhe janë duke punuar për këtë, Altun tha: “Solidariteti i përbashkët dhe bashkëpunimi janë thelbësorë për të qëndruar kundër thirrjeve të urrejtjes dhe diskriminimit në Evropë. Rruga e vetme që Bashkimi Evropian të provojë se nuk ka asnjë problem me myslimanët është të sillet me respekt ndaj Turqisë. Pasi është e qartë se miqësia nuk mund të ekzistojë bashkë me hipokrizinë dhe përçmimin”.

Duke theksuar se gjëja më e rëndësishme për të parandaluar tragjeditë që mund të jetohen në të ardhmen është bërja dritë mbi faktet, Altun tha se kanalet TRT arabisht, rusisht dhe gjermanisht, së bashku me TRT World, kanë arritur me sukses t’i japin lajmet aktuale audiencës së tyre nga një perspektivë njerëzore dhe e orientuar drejt vlerës dhe në mënyrë që të jenë "zëri i të heshturit" si një gjuhë unike në gazetari.

 


Lajme të ngjashme