Dështon tentativa e PKK-së për infiltrim në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes”

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në një komunikatë të bërë në llogarinë e saj në Twitter njoftoi se terroristët kryen një tentativë për infiltrim në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes”.

1536628
Dështon tentativa e PKK-së për infiltrim në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes”

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 4 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG në zonën e operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në një komunikatë të bërë në llogarinë e saj në Twitter njoftoi se terroristët kryen një tentativë për infiltrim në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes”.

“4 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, të cilët bënë përpjekje për t’u infiltruar në rajonin e operacionit ‘Burimi i Paqes’ për të prishur paqen dhe qetësinë, u neutralizuan me anë të një operacioni të suksesshëm të kryer nga forcat tona komando”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Nga ana tjetër u bë e ditur se si rezultat i punimeve të bindjes u vetëdorëzua një terrorist, i cili ka qenë në radhët e organizatës terroriste për 20 vjet.

Në deklaratë u tha se terroristi në fjalë iu bashkëngjit organizatës në vitin 2000 dhe së fundmi vepronte në Siri, ndërsa shtohet se vetëm me anë të punimeve të bindjes prej 1 janari e këtej nga radhët e PKK-së u larguan 216 terroristë.    



Lajme të ngjashme