Akar: Greqia në vend të dialogut me Turqinë troket në porta tjera

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha se Greqia kishte bërë gabim duke kërkuar një zgjidhje për Mesdheun Lindor në portat tjera.

1537062
Akar: Greqia në vend të dialogut me Turqinë troket në porta tjera

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha se Greqia kishte bërë gabim duke kërkuar një zgjidhje për Mesdheun Lindor në portat tjera.

Një takim u mbajt përmes videokonferencës nën kryesimin e ministrit Akar me pjesëmarrjen e komandantëve të forcave dhe zëvendësministrave Yunus Emre Karaosmanoglu dhe Alpaslan Kavaklıoglu.

Gjatë takimit ministri Akar preku edhe në zhvillimet në Mesdheun Lindor.

“Ne nuk jemi ata që përshkallëzojnë tensionet dhe ngjarjet. Ne vërtet po përpiqemi të bëjmë gjithçka që është e mundur për të zgjidhur problemet tona duke biseduar dhe diskutuar mbi to në dialog dhe në kuadër të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Fatkeqësisht, fqinji ynë me kokëfortësi po shmang bisedimet dhe negociatat për këtë çështje dhe po kërkon zgjidhje duke trokitur në porta tjera. Megjithëse kemi thënë vazhdimisht se nuk mund të ketë zgjidhje në këtë mënyrë, se nuk mund të gjejnë zgjidhje në këtë mënyrë, ata ende insistojnë dhe po bëjnë gabim”, deklaroi Akar.

Duke theksuar se Turqia dhe Greqia mund të zgjidhin një pjesë të madhe të problemeve të tyre me dialogun si dy vende fqinje, Akar tha: “Ne duam të flasim për këtë. Mund ta diskutojmë këtë brenda kornizës së masave të ndërtimit të besimit të ndërsjelltë, mund të diskutojmë brenda kornizës së negociatave, mund të diskutojmë në negociata nën udhëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s nën emrin e procedurave të ndarjes. Ndërsa e gjithë kjo është e qartë, për fat të keq (pala greke) po merr një qëndrim shumë të kundërt dhe po i shmang ato”, bëri të ditur Akar, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ndërkohë që e vërteta është kjo, ata vazhdojnë me ritmin 'Ju përshkallëzuat dhe keni rritur tensione, keni bërë provokime'. Këto në të vërtetë nuk paraqesin rrugëdalje, shpresojmë që kjo të kuptohet. Mënyra se si po veprojmë është e drejtë. Në rrugën në të cilën ne besojmë, ne do të mbrojmë të drejtat dhe interesat tona, si dhe do të mbajmë marrëdhënie të mira fqinjësore. Çfarëdo që duhet bërë për të drejtat dhe interesat edhe të vëllezërve tanë qipriotë edhe të vendit tonë, ne do të bëjmë ato. Gjithashtu njohim të drejtën ndërkombëtare dhe vendimet e marra dhe do të vazhdojmë të përparojmë vazhdimisht brenda kësaj kornize”.

 


Lajme të ngjashme