Çavusoglu: Turqia do të qëndrojë gjithmonë pranë popullit palestinez

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu postoi një mesazh në llogarinë e tij në Twitter në shenjë të "Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez".

1536252
Çavusoglu: Turqia do të qëndrojë gjithmonë pranë popullit palestinez

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu deklaroi se Turqia do të qëndrojë gjithmonë pranë popullit palestinez.

Çavusoglu postoi një mesazh në llogarinë e tij në Twitter në shenjë të "Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez".

Në mesazhin e tij shefi i diplomacisë turke tha: “Ne mbështesim me gjithë zemër vëllezërit dhe motrat tona palestineze në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez. Kjo gjithashtu është edhe kauza jonë. Ne gjithmonë do të qëndrojmë me popullin Palestinez në kauzën e tyre të drejtë”.

Ndërkaq në mesazhin e postuar në llogarinë e Ministrisë së Jashtme në Twitter shkruhet: “Në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez, ne konfirmojmë në mënyrën më të fortë të mundshme angazhimin tonë për kauzën e drejtë të Palestinës. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të adresuar në mënyrë të përhershme padrejtësinë historike ndaj popullit vëlla palestinez dhe për një zgjidhjeje me dy shtete”.



Lajme të ngjashme