Biseda telefonike Çavusoglu-Stoltenberg pas ngjarjes në Mesdheun Lindor

MinistriÇavusoglu në bisedën telefonike që zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se kontrolli në mënyrë të paligjshme në kuadër të operacionit “Irini” ndaj anijes tregtare turke në Mesdheun Lindor është i papranueshëm.

1534986
Biseda telefonike Çavusoglu-Stoltenberg pas ngjarjes në Mesdheun Lindor

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu në bisedën telefonike që zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se kontrolli në mënyrë të paligjshme në kuadër të operacionit “Irini” ndaj anijes tregtare turke në Mesdheun Lindor është i papranueshëm.

Në mesazhin e postuar në llogarinë e tij në “Twitter” në lidhje me bisedën telefonike me Stoltenberg, Çavusoglu u shpreh se shqyrtuan përgatitjet e mbledhjes së Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s që do të zhvillohet javën e ardhshme.

“Unë theksova që trajtimi ndaj anijes tonë është i papranueshëm. Ne vlerësuam zhvillimet në lidhje me Mesdheun Lindor, Afganistanin, Libinë dhe Karabakun Malor”, shkroi Çavusoglu.

 


Lajme të ngjashme