Turqi - Vaksina e parë vendore tetanos-difteri e gatshme për përdorim

Vaksina e parë vendore kundër tetanosit dhe difterisë e prodhuar në standardet ndërkombëtare është e gatshme për përdorim.

1534035
Turqi - Vaksina e parë vendore tetanos-difteri e gatshme për përdorim

Vaksina e parë vendore kundër tetanosit dhe difterisë e prodhuar në standardet ndërkombëtare është e gatshme për përdorim.

Të gjitha proceset e prodhimit të vaksinës tetanos-difteri për të rriturit u kompletuan plotësisht me pajisjet vendore.

Në një deklaratë me shkrim ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se kanë marrë rezultatet e para të studimeve që zhvillohen që nga viti 2015 e këtej me mbështetjen e Ministrisë në përputhje me politikën e prodhimit vendor dhe kombëtar.

Ministri Koca deklaroi se vaksina e parë e brendshme e prodhuar në standardet ndërkombëtare është e gatshme për përdorim.

“Projekti i aprovuar dhe mbështetur nga Ministria jonë dha produktet e tij të para. Studimi i vaksinave, i cili përfshinte transferimin e teknologjisë, ishte i suksesshëm. Të gjitha proceset e prodhimit të vaksinës tetanos-difteri për të rriturit kanë përfunduar tërësisht me mjete vendore”, bëri të ditur ministri Koca.

 


Lajme të ngjashme