Erdogan: Armiqësia ndaj islamit dhe myslimanëve është bërë politikë e disa vendeve evropiane

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se armiqësia ndaj islamit dhe myslimanëve janë kthyer në politika në disa vende evropiane.

1534224
Erdogan: Armiqësia ndaj islamit dhe myslimanëve është bërë politikë e disa vendeve evropiane

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se armiqësia ndaj islamit dhe myslimanëve janë kthyer në politika në disa vende evropiane.

Presidenti Erdogan me një lidhje të drejtpërdrejtë ndoqi seancën hapëse të Takimit të 36-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar (ISEDAK) të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) nga Kompleksi Presidencial në Ankara.

Erdogan deklaroi se armiqësia ndaj islamit dhe myslimanëve janë bërë një politikë që mbështetet në disa vende evropiane në nivelin e vetë kreut të shtetit, ndërsa shtoi: “Myslimanët po përballen me të njëjtën fushatë linçimi dhe urrejtje sikurse ajo kundër hebrenjve në Evropë para Luftës së Dytë Botërore”.

“Ne nuk mund t'i sakrifikojmë të drejtat dhe interesat e miliona njerëzve tanë për ambiciet e politikanëve të paaftë. Duke i përdorur platforma ndërkombëtare ne duhet të luftojmë brenda ligjit dhe demokracisë kundër racizmin kulturor që e mundon Perëndimin. Padyshim, mënyra për ta bërë këtë është përmes unitetit tonë të fuqisë”, deklaroi Erdogan.

Kreu i shtetit turk në mes tjerash tha se: “Unë besoj se vendet anëtare do të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për Programin e ISEDAK-ut për Jerusalemin, i cili do të rrisë mirëqenien e vëllezërve dhe motrave tona palestinezë. Uniteti, bashkimi dhe bashkëpunimi efektiv midis nesh do të jenë çelësi i suksesit tonë në çështjen Palestineze dhe në fusha të tjera”.

Erdogan gjithashtu deklaroi se epidemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) tregon se njerëzimi vuan të njëjtin fat, pa dallim të fesë, gjuhës dhe racës.

“Ne duhet të mobilizojmë mundësitë në avantazhin tonë për të zvogëluar ndikimin ekonomik të epidemisë dhe për të siguruar vazhdimësinë e prodhimit dhe kërkesës”, bëri të ditur Presidenti Erdogan, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Jemi të obliguar që të vendosim masa për të inkurajuar dhe lehtësuar tregtinë në mënyrë që tregtia jonë e jashtme të mos përjetojë shkatërrime të mëdha gjatë procesit të epidemisë”.

 


Lajme të ngjashme