Akar: Operacioni “Irini” është një pjellë e çalë që prej fillimit

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar deklaroi se operacioni “Irini” në Mesdheun Lindor nuk është bazuar në një themel të fortë nga aspekti i të drejtës ndërkombëtare.

1533598
Akar: Operacioni “Irini” është një pjellë e çalë që prej fillimit

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar deklaroi se operacioni “Irini” në Mesdheun Lindor nuk është bazuar në një themel të fortë nga aspekti i të drejtës ndërkombëtare.

Hulusi Akar iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ai theksoi se operacioni “Irini” për kontrollin e transportit të armëve nëpërmjet detit për në Libi është një pjellë e çalë që prej fillimit dhe shtoi: “Ky operacion nuk është bazuar në një themel të fortë nga aspekti i të drejtës ndërkombëtare”.

Në lidhje me kontrollin e jashtëligjshëm në anijen turke, Akar tha: “Për fat të keq, deklaratat e aleatëve tanë nuk pasqyrojnë plotësisht të vërtetën, disa fakte janë shtrembëruar".

Anija me flamur turk “ROSELINA-A” u nis nga Stambolli me furnizime humanitare për në Libi.

Anija u ndalua në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar në jugperëndim të gadishullit Mora natën e kaluar nga një fregatë gjermane në operacionin Irini, që drejtohet nga një komandant i Forcave Detare Greke.

Ushtarët, të cilët kishin kërkuar uljen e shpejtësisë së anijes dhe e kishin bllokuar atë për të vijuar rrugën e saj, bënë kontrolle duke hapur të gjitha kontejnerët në bord pa leje nga Turqia, pavarësisht paralajmërimeve se ajo që bënin nuk ishte e ligjshme.

Pavarësisht të deklaratave të kapitenit (të anijes turke) mbi natyrën e ngarkesës që transportohej, kjo ndërhyrje, e filluar me një paqartësi mbi dyshime, vazhdoi deri në mesnatë dhe u ndërpre vetëm pas kundërshtimeve me insistim të Turqisë. Personeli i armatosur priti në anijen tregtare dhe u largua nga anija në mëngjes.

Operacioni “Irini”, që Bashkimi Evropian ka filluar për të kontrolluar embargon e armëve të Kombeve të Bashkuara në Mesdhe në drejtim të Libisë ka veçorinë e një operacioni të kontestuar.

 


Lajme të ngjashme