Erdogan: Vendin do ta fusim në një periudhë të re rritjeje

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se janë të vendosur për ta futur Turqinë në një periudhë të re lartësimi në ekonomi dhe demokraci.

1531315
Erdogan: Vendin do ta fusim në një periudhë të re rritjeje

Duke folur në Panairin e 18-të “MUSIAD EXPO”, organizuar në Qendrën e Panaireve dhe Kongreseve “TUYAP” në Stamboll, Erdoani tha se si vend ata po përpiqen të mbrojnë shëndetin e popullit dhe të sigurojnë që prodhimi dhe punësimi të vazhdojnë pa ndërprerje.

Ne kemi bërë gjithçka është e nevojshme për të luftuar pandeminë e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) dhe se kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm në përputhje me rekomandimet e shkencëtarëve,- u shpreh Erdoan dhe e vijoi kështu fjalimin e tij:

"Ne jemi të vendosur ta kthejmë këtë proces në një mundësi duke i vlerësuar kushtet në mënyrën më të drejtë. Ne gjithashtu kemi një panoramë relativisht më të mirë në një periudhë, kur vala e dytë e pandemisë po ‘përvëlon’ të gjithë botën.”

Jemi të vendosur për ta futur Turqinë në një periudhë të re lartësimi në ekonomi dhe demokraci,- theksoi udhëheqësi turk dhe shtoi:

"Është thelbësore që ta nxjerrim Turqinë jashtë spirales norma e interesit-inflacionit-kursi i këmbimi valutor. Norma e interesit [bankar] është shkaku. Inflacioni është pasojë. Kështu duhet të dihet kjo gjë. Po bëjmë përgatitjet, që do të përforcojnë politikat tona ekonomike, gjithashtu që do ta ngrenë nivelin e demokracisë dhe lirive tona, por që do të rehatojnë edhe jetën e përditshme të qytetarëve.”

 


Lajme të ngjashme