Forcat Detare Turke shpëtojnë dhjetëra emigrantë në Egje
Dhjetëra emigrantë, përfshirë fëmijët, u shpëtuan nga elementët e Forcave Detare Turke, ndërsa anijet që i përkisnin Komandës së Rojës Bregdetare Greke u përpoqën të fundosin gomonen me emigrantë në Detin Egje.

Dhjetëra emigrantë, përfshirë fëmijët, u shpëtuan nga elementët e Forcave Detare Turke, ndërsa anijet që i përkisnin Komandës së Rojës Bregdetare Greke u përpoqën të fundosin gomonen me emigrantë në detin Egje.
Të gjitha aktet çnjerëzore të elementëve të Rojës Bregdetare Greke për të shtyrë gomonen me refugjatë përsëri në ujërat territoriale turke u kapën në kamera.
Anijet greke fillimisht u përpoqën të shtyjnë gomonen që transportonte refugjatë në ujërat territoriale turke.
Ushtarët grekë, bënë manovra që mund të fundosin gomonen me dhjetëra emigrantë, përfshirë fëmijë, pastaj e goditën atë me shkopinj hekuri të thepisur dhe bënë vrima në varkë.
Ndërkohë, disa ushtarë grekë hapën zjarr në ajër dhe përreth varkës.
Më pas ushtarët grekë i lanë emigrantët për vdekje pavarësisht thirrjeve të tyre për ndihmë.
Vihet në dukje se ushtria greke kryen këto veprimtari çnjerëzore edhe në zona, ku ndonjëherë ndodhen edhe elementët e NATO-s.
Forcat Detare Turke u erdhën në ndihmë emigrantëve që po i afroheshin vdekjes.
Me njoftimet e tyre drejtuar anijeve greke, elementët e Komandës së Forcave Detare i paralajmëruan ato se po bëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar, ndërsa u zgjatën dorën e ndihmës emigrantëve.
Komanda e Forcave Detare dhe elementët e Rojës Bregdetare Turke, të cilët morën emigrantët në anijet e tyre, atyre u ofruan ushqim pasi bënë edhe kontroll shëndetësor të emigrantëve, përfshirë edhe fëmijët.