Çavusoglu u takua me homologen boshnjake dhe homologun kroat
Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu deklaroi se mbështetja e fortë e Turqisë për stabilitetin dhe integritetin e Bosnjë-Hercegovinës do të vazhdojë.



Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu deklaroi se mbështetja e fortë e Turqisë për stabilitetin dhe integritetin e Bosnjë-Hercegovinës do të vazhdojë.
Çavusolu u takua me Ministren e Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës Bisera Turkoviç, e cila ka ardhur në Antalie të Turqisë për të marrë pjesë në Takimin Informal të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që mbahet në këtë qytet.
Gjatë takimit dypalësh u nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi midis ministrive në lidhje me bashkëpunimin në fushat e arkivave diplomatike dhe protokolleve.
Në postimin e bërë nëpërmjet llogarisë në “Twitter” ministri turk shkroi:” Turqia do të vazhdojë mbështetjen për stabilitetin dhe integritetin e Bosnjë-Hercegovinës”.
Çavuşoglu u takua gjithashtu edhe me Ministrin e Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman.
Kurse në postimin e bërë në lidhje me takimin me homologun kroat, Çavusoglu bëri të ditur se diskutuan çështjet dypalëshe dhe rajonale.
“Ne duam të krijojmë komisionin e përbashkët ekonomik dhe tregtar dhe të rigjallërojmë komisionin e përzier ekonomik.", shkroi Çavusoglu në postimin e bërë nëpërmjet llogarisë në median sociale.
“Do t’i qasemi në të njëjtën mënyrë administratës amerikane, pavarësisht fituesit të zgjedhjeve” | TRT Shqip
Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, cilido që të zgjidhet President, administratës së re amerikane do t’i qasen në të njëjtën mënyrë