Sierra-Leone hapi ambasadë në Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu dhe ministrja e Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Sierra-Leones, Nabeel F. Tunis bënë hapjen zyrtare të Ambasadës së Sierra-Leones në Turqi.

1521603
Sierra-Leone hapi ambasadë në Ankara

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dhe ministrja e Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Sierra-Leones, Nabeel F. Tunis bënë hapjen zyrtare të Ambasadës së Sierra-Leones në Turqi.

Duke folur në ceremoninë e hapjes, ministri Çavushollu deklaroi se ata ishin të kënaqur me hapjen e Ambasadës së Sierra-Leone në Ankara dhe tha se kjo do t’i forcojë edhe më tej marrëdhëniet midis dy vendeve.

Shumë kompani të mëdha turke dëshirojnë të investojnë me ndjenja miqësore dhe vëllazërore në Sierra-Leone,- u shpreh Çavushollu, ndërsa shtoi se edhe Sierra-Leone duhet t’i shtojë eksportet e saj në Turqi.

"Vëllimi tregtar prej afërsisht 50 milionë dollarë midis dy vendeve është një shifër shumë simbolike dhe nuk pasqyron potencialin real. Ambasada e hapur në Ankara do të na ndihmojë të arrijmë pikën e synuar”,- tha kryediplomati turk.

Kurse ministrja Tunis tha se vendi i saj është krenar për hapjen për herë të parë të një ambasade në Ankara dhe tërhoqi vëmendjen në faktin se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë hyrë tani në një periudhë të re.

Fuqia në rritje e Turqisë në kontinentin afrikan është një arritje e kënaqshme, theksoi Tunis, ndërsa shtoi se Turqia po zhvillon me vendet e rajonit marrëdhënie politike dhe ekonomike të bazuara në respektin reciprok

Duke deklaruar se kompanitë turke kanë bërë investime serioze në sektorët e bujqësisë, energjisë dhe ndërtimit në Sierra-Leone, ministrja Tunis tha:

“Për shembull, gjysma e nevojave për energji të kryeqytetit tonë Freetown plotësohet nga një kompani turke. Një kompani tjetër turke po realizon projektin për zgjerimin e aeroportit ndërkombëtar në vendin tonë."



Lajme të ngjashme