Tërmeti në Izmir, arrin në 26 numri i personave që kanë humbur jetën
Si pasojë e tërmetit të fuqisë 6,6 ballë të shkallës Rihter që goditi të premten qytezën Seferihisar të rrethit Izmir, numri i viktimave ka arritur në 26 ndërsa i të plagosurve në 804.
1519105





Si pasojë e tërmetit të fuqisë 6,6 ballë të shkallës Rihter që goditi të premten qytezën Seferihisar të rrethit Izmir, numri i viktimave ka arritur në 26 ndërsa i të plagosurve në 804.
Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) kishte bërë të ditur se tërmeti me magnitudë 6,6 ballë i shkallës Rihter ishte regjistruar në orën 14:51 me kohën lokale detin Egje, 17 km larg brigjeve të qytezës Seferihisar të Izmirit.
Gjithashtu ishte bërë e ditur se epiqendra e tërmetit ishte në 16,54 km thellësi.
Pas tërmetit në rang qyteti u shkatërruan shumë ndërtesa.
Vazhdojnë punimet për shpëtimin e atyre që kanë mbetur nën rrënoja.