Akar: Shteti dhe kombi do të shërojnë me shpejtësi dhe në unitet plagët e tërmetit në Izmir

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar deklaroi se shteti dhe kombi në unitet do të shërojnë shpejt plagët e fatkeqësisë së tërmetit në Izmir.

1519248

Hulusi Akar bëri një deklaratë rreth tërmetit në Izmir nëpërmjet llogarisë e së Ministrisë në median sociale.

Ministri Akar, duke dëshiruar mëshirën e Zotit për qytetarët që humbën jetën në fatkeqësinë e tërmetit në Izmir, u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

“Shpresojmë që qytetarët tanë nën rrënoja të shpëtohen në mënyrë të sigurt gjatë punimeve që vazhdojnë. Ashtu si të gjitha institucionet dhe organizatat e shtetit tonë, edhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare është në dispozicion të bashkëqytetarëve tanë të Izmirit. Shteti ynë dhe kombi ynë do të fashojnë (shërojnë) në unitet plagët e kësaj fatkeqësie. Qoftë e kaluar për të gjithë popullin tonë, me në krye banorët e Izmirit”, tha Akar.

Si pasojë e tërmetit të fuqisë 6,6 ballë të shkallës Rihter që goditi të premten qytezën Seferihisar të rrethit Izmir, numri i viktimave ka arritur në 25 ndërsa i të plagosurve në 804.

Lajme të ngjashme