Erdogan: Vazhdojmë me vendosmëri rrugën tonë për të realizuar objektivat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në videomesazhin e publikuar me rastin e 29 Tetorit, Festës së Republikës u uroi festën të gjithë qytetarëve brenda dhe jashtë vendit.

1518050
Erdogan: Vazhdojmë me vendosmëri rrugën tonë për të realizuar objektivat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në videomesazhin e publikuar me rastin e 29 Tetorit, Festës së Republikës u uroi festën të gjithë qytetarëve brenda dhe jashtë vendit.

Duke u shprehur se ai ndjen mirënjohjen e tij të përzemërt për të gjithë ata që ndajnë gëzimin e Festës së Republikës, Presidenti Erdogan tha se në 97-vjetorin e shpalljes së Republikës, ai nderon të gjithë heronjtë e Luftës së Pavarësisë dhe themeluesin e Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Ai tha se evokon me rahmet dhe mirënjohje të gjithë heronjtë që janë nderuar me titullin dëshmorë dhe veteranët që nga Fitorja e Manzikertit (Malazgirt) e deri tek operacionet kundër terrorit që vazhdojnë në shumë fronte dhe vijoi me fjalët: “Shpreh respektin tim për Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, që ka udhëhequr Luftën për Pavarësi dhe që ka marrë edhe një herë titullin ‘Veteran’ me rezistencën e famshme që bëri kundër puçistëve gjatë natës së 15 korrikut duke shënuar vullnetin kombëtar. Në një kohë kur ne po përgatitemi të festojmë me entuziazëm 100-vjetorin e republikës sonë, gjithashtu ne vazhdojmë me vendosmëri rrugën tonë për të arritur objektivat tona të vitit 2023”.

Turqia është një vend që ka kapërcyer shumë pengesa në luftën për demokraci dhe zhvillim që nga ndikimi i diktaturës njëpartiake deri tek grushtetet, nga lufta me prokurë e deri tek lufta kundër terrorizmit. Vështirësitë me të cilat përballemi në këtë proces të gjatë dhe të vështirë, jo vetëm që nuk e kthen kombin tonë nga kauza e pavarësisë dhe të ardhmes, por përkundrazi e mprehin edhe më shumë vendosmërinë e tij", tha presidenti turk.

"Në luftën çlirimtare deri në themelimin e republikës sonë, kombi ynë i cili u bashkua në një zemër dhe u bë një grusht i vetëm edhe sot e kësaj dite po ndërton të ardhmen e tij në unitet, solidaritet dhe vëllazëri. Ndërsa ne u afrohemi objektivave tona, zgjerohet fronti dhe rritet doza e  sulmeve ndaj vendit tonë”, tha kreu i qeverisë turke.

“Këtë valë sulmesh, që shtrihet nga diplomacia në ekonomi dhe vlerat tona po i nxjerrim huq një e nga një me forcën që marrim nga kombi ynë. Në të kaluarën ata që përcaktonin vazhdimisht drejtimin e të Turqisë edhe me shumë pak ndërhyrje, sot janë të shqetësuar nga vullneti i saj për të vetëvepruar dhe fjala dhe veprimet e tyre tashmë nuk kanë asnjë peshë. Vendi ynë do të vazhdojë të veprojë sipas vizionit dhe agjendës së saj, pavarësisht se çfarë thonë ose çfarë bëjnë”, u shpreh Presidenti Erdogan.

“Ashtu si vullneti për themelimin e republikës sonë që prishi planet e fuqive të mëdha edhe ne jemi gjithashtu të vendosur për të arritur qëllimet tona në të njëjtën mënyrë. Sot, në çdo aspekt, ne jemi shumë më të fortë, më të zgjuar dhe më të aftë sesa ishim 20 vjet më parë. Shpresojmë që kur të arrijmë qëllimet tona të vitit 2023, ne do të fillojmë një epokë krejt të re në rajonin tonë dhe në botë. Ndërkohë që po zgjerohet jehona e thirrjes sonë 'Bota është më e madhe se 5' me të cilën ne treguam shtrembërimet e sistemit global, së bashku me miqtë tanë ne po ecim me shpresa të mëdhaja drejt së ardhmes në paqe dhe të begatë që ëndërrojmë. Zoti ynë, qoftë ndihma dhe mbështetja jonë. Me këto ndjenja përgëzoj edhe njëherë për 97-vjetorin e themelimit të Republikës sonë”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan në videomesazhin e publikuar me rastin e 29 Tetorit, Festës së Republikës.
 

 


Lajme të ngjashme