Ankara – Parlamenti dënon dhe mallkon islamofobinë e Presidentit francez, Emmanuel Macron

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë miratoi të martën në seancë plenare rezolutën e paraqitur nga Kryesia e Kuvendit për dënimin dhe mallkimin e deklaratave islamofobe të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

1517329
Ankara – Parlamenti dënon dhe mallkon islamofobinë e Presidentit francez, Emmanuel Macron

Ja çfarë thuhet në tekstin e rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë kundër retorikës islamofobe të kreut të shtetit francez:

“Kushdo që përdor diskurse, të cilat mund të çojnë në konflikte shkatërruese ndërmjet besimeve dhe komuniteteve, me pretekstin e arritjes së qëllimeve të tyre politike, konsolidimin e sundimit dhe pushtetit të tyre, si dhe mbledhjen e simpatizantëve për konfliktet në të cilat ata janë palë, dhe kushdo që i kthen ato të akte duke shkaktuar armiqësi, po kryejnë një krim që do të prekë thellësisht jo vetëm masat që ata pretendojnë të përfaqësojnë, por të gjithë njerëzimin.

Fatkeqësisht, kohët e fundit një diskurs i tillë i çrregullt shfaqet në deklaratat dhe veprimet e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Ky individ po shkakton një konflikt, një çarje, rezultatet globale të të cilave do të ndikojnë thellësisht dhe negativisht te njerëzit e çdo besimi, me veprimet e tij të pamatura nën maskën e mbështetjes së lirisë së shprehjes.

Është e qartë se aktet e neveritshme të terrorit që kanë ndodhur kohët e fundit në Francë, të cilat kanë trishtuar thellë të gjithë ne e mbarë njerëzimin, si dhe lufta kundër terrorizmit që kërkon bashkëpunimin e ngushtë të besimtarëve të të gjitha besimeve, folësve të të gjitha gjuhëve dhe anëtarëve të të gjitha racave si në nivelin evropian ashtu edhe në shkallën globale, nuk i justifikojnë diskurset dhe aktet e tilla. Rezultatet e ekspozimit të një feje me miliarda besimtarë në të gjithë globin dhe të besimtarëve të kësaj feje ndaj gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit nuk do të jenë ndryshe prej atyre që duan të arrijnë mendjet e ndyra, të cilat planifikojnë dhe kryejnë akte të tilla terrori të neveritshme.

Ajo që duhet të theksohet seriozisht, është fakti se klima helmuese që shkakton transformimin e retorikës së demokracisë, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe pluralizmit në racizëm dhe islamofobi, nuk manifestohet më thjesht nga individë, por ka fituar legjitimitet dhe popullaritet në mesin e kryetarëve të shteteve dhe politikanëve të caktuar.

Përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë dënojnë ashpër dhe demaskojnë diskursin provokues, mosrespektues dhe të rrezikshëm të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ndaj Islamit, profetit të tij të shenjtë, Muhamed dhe myslimanëve. Me anë të kësaj ne ftojmë opinionbërësit, politikanët, filozofët, artistët dhe shoqëritë e matura të botës që të mbështesin arsye e shëndoshë dhe paqen përballë qëndrimeve të tilla fyese.”



Lajme të ngjashme