Turqia thirrje Grupit të Minskut për fillimin e negociatave për Karabakun

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy i është përgjigjur me shkrim pyetjes në lidhje me armëpushimin e shpallur të hënën midis dy vendeve, por i shkelur në një kohë të shkurtër nga Armenia.

1516620
Turqia thirrje Grupit të Minskut për fillimin e negociatave për Karabakun

 

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy u ka drejtuar një thirrje bashkëkryesuesve të Grupit të Minskut (OSBE) për të filluar procesin e negociatave të përqendruar në zgjidhjen e përhershme, në mënyrë që armëpushimi i ri i shpallur midis Azerbajxhanit dhe Armenisë të mbetet i qëndrueshëm.

Zëdhënësi Aksoy i është përgjigjur me shkrim pyetjes në lidhje me armëpushimin e shpallur të hënën midis dy vendeve, por i shkelur në një kohë të shkurtër nga Armenia.

Armëpushimet e shpallura më 10 dhe 18 tetor përballë luftimeve që filluan me sulmin e Armenisë në Azerbajxhan u shkelën brenda një kohe të shkurtër nga Armenia, rikujton zëdhënësi Aksoy në përgjigjen e tij zyrtare dhe thotë: “Së fundmi, dje [26.10.2020] armëpushimi u shpall përsëri për të krijuar një mundësi për shkëmbimin e robërve dhe kufomave të luftës si rezultat i iniciativave të ShBA-së. Por fatkeqësisht edhe ky armëpushim u shkel nga Armenia pa kaluar disa minuta nga hyrja e tij në fuqi. Armenia i vazhdoi sulmet e saj si kundër pozicioneve të Azerbajxhanit në vijën e frontit, ashtu edhe kundër objektivave civile në zonat e brendshme të Azerbajxhanit, larg nga zona e konfliktit të armatosur”.

Aksoy thekson se që armëpushimi të jetë i qëndrueshëm, duhet të fillojnë negociatat e përqendruara në rezultat.

“Që përpjekjet e bashkëkryesuesve të Grupit të Minskut të japin rezultate konkrete ne e konsiderojmë të nevojshme fillimin e një procesi negociatash të përqendruar në marrjen e rezultatit; që si për qëllim ka një zgjidhje të përhershme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB, duke pasur parasysh shkeljet e Armenisë. Ne besojmë se kështu mund të jetë i qëndrueshëm armëpushimi i deklaruar së fundmi nga të dy vendet”, përfundon përgjigjen e tij me shkrim zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy.



Lajme të ngjashme