Akar për vizitë zyrtare në Uzbekistan, theksohet rëndësia e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se janë arritur zhvillime shumë të rëndësishme në marrëdhëniet me Uzbekistanin.

1516969
Akar për vizitë zyrtare në Uzbekistan, theksohet rëndësia e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe
akar özbekistan 2.jpg
akar özbekistan 3.jpg
akar özbekistan 4.jpg

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se janë arritur zhvillime shumë të rëndësishme në marrëdhëniet me Uzbekistanin.

Akar pas kontakteve të tij në Pakistan dhe Kazakistan sot shkoi në Tashkent, kryeqytetin e Uzbekistanit, për të zhvilluar një vizitë zyrtare.

Ministri i Mbrojtjes së Uzbekistanit, Bahadir Kurbanov mirëpriti ministrin Akar me një ceremoni ushtarake të zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Duke mbajtur një fjalim në çeljen e takimit ndërmjet delegacioneve të kryesuar nga të dy ministrat, Akar deklaroi se Turqia i kushton rëndësi marrëdhënieve midis dy vendeve.

"Ne përpiqemi të përmirësojmë marrëdhëniet tona në çdo fushë. Kjo përfshin marrëdhëniet tona tregtare, ekonomike, shoqërore, politike dhe sigurisht marrëdhëniet ushtarake. Ne kemi arritur zhvillime shumë të rëndësishme në këto marrëdhënie", u shpreh Akar.

Kurse ministri i Mbrojtjes së Uzbekistanit, Bahadir Kurbanov duke cilësuar se Turqia dhe Uzbekistani janë vëllezër dhe zotërojnë një gjuhë dhe fe, vijoi fjalimin e tij duke thënë: “Falë marrëdhënieve që zhvillohen me shpejtësi ndërmjet shteteve tona edhe marrëdhëniet ushtarake po zhvillohen me shpejtësi.

Në fund të takimit, i cili pas fjalimeve vazhdoi pa praninë e medias, nga ana e Akarit dhe Kurbanovit u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit Ushtarak dhe Protokolli i Zbatimit të Ndihmës Financiare.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar pas takimit me homologun Kurbanov duke kaluar në Pallatin Simpoziumi, u takua me Viktor Mahmudov, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Sigurimit të Uzbekistanit.

Gjatë takimit, Akar vuri në dukje domosdoshmërinë e zhvillimit në rritje të marrëdhënieve ekzistuese si në arsimin ushtarak ashtu edhe në industrinë e mbrojtjes.

 


Lajme të ngjashme