Bozkir reagon ndaj Kryetarit të Bashkisë së metropolit të Nju-Jorkut, Bill de Blasio

Presidenti i sesionit 75. të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Volkan Bozkir reagoi ndaj përgjigjes negative për takim të Kryetarit të Bashkisë së metropolit të Nju-Jorkut, Bill de Blasio.

1515095
Bozkir reagon ndaj Kryetarit të Bashkisë së metropolit të Nju-Jorkut, Bill de Blasio

Presidenti i sesionit 75. të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Volkan Bozkir reagoi ndaj përgjigjes negative për takim të Kryetarit të Bashkisë së metropolit të Nju-Jorkut, Bill de Blasio.

Kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bill de Blasio iu përgjigj negativisht kërkesës së Presidentit të sesionit 75. të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Volkan Bozkir për një takim për të biseduar bashkëpunimin ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Nju-Jorkut (ku ndodhet selia e OKB-së) në lidhje me luftën kundër epidemisë së koronavirusit të ri (Covid-19).

“Unë kërkova një takim me Kryetarin e Bashkisë së Nju-Jorkut. Pandemia kërkon nivelin më të lartë të komunikimit. Unë mendoj se dialogu dhe koordinimi midis përfaqësuesve të 193 vendeve dhe udhëheqësit politik të qytetit është i domosdoshëm. Më erdhi keq kur mësova se Kryetari i Bashkisë nuk ishte i disponueshëm për takimi", tha Bozkir.  

Duke bërë të ditur se ai është i shqetësuar për mungesën e komunikimit midis OKB-së dhe qytetit të Nju-Jorkut, politikat e të cilit ndikojnë drejtpërdrejt në punimet e Kombeve të Bashkuara dhe jetën e miliona njerëzve në të gjithë botën, Bozkir tha: "OKB-ja, posti i Kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme dhe fakti që kjo detyrë kryhet nga një turk ka një peshë. Ne presim që këto të respektohen."

Kurse Komisionerja e Bashkisë së Nju-Jorkut për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Penny Abeywardena në deklaratën e bërë në lidhje me kritikat e Bozkirit tha se Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe se ata kishin një bashkëpunim të thellë me Presidentët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së para Bozkirit.

"Ne u befasuam dhe u trishtuam nga deklarata e Kryetarit ri të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Volkan Bozkir”, tha Abeywardena, e cila mbroi mendimin se Kryetari i Bashkisë së metropolit të Nju-Jorkut, Bill de Blasio përpiqet të përforcojë partneritetin mes Kombeve të Bashkuara dhe qytetit të Nju-Jorkut.



Lajme të ngjashme