Koronavirusi në Turqi (20 tetor) – Raportohen 1.894 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 1.894 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 74 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

1512754
Koronavirusi në Turqi (20 tetor) – Raportohen 1.894 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën në mbrëmje se 74 pacientë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 9.445.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 351.413, pasi 1.894 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 306.939 pacientësh, nga të cilët 1.512 nga e hëna në të martë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.545 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 116.565 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 12.641.126”, sqaroi ajo.



Lajme të ngjashme