Presidenti Erdogan uron Ersin Tatar për fitore në zgjedhje presidenciale në RTQV

Presidenti Recep Tayyip Erdogan uroi Ersin Tatar për fitore në zgjedhjet presidenciale në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

1511763
Presidenti Erdogan uron Ersin Tatar për fitore në zgjedhje presidenciale në RTQV

Presidenti Recep Tayyip Erdogan uroi Ersin Tatar për fitore në zgjedhjet presidenciale në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

“Unë e përgëzoj në emër tim dhe të popullit turk Zt. Ersin Tatar, i cili u zgjodh President i Republikës Turke të Qipros së Veriut”, shkruan Presidenti Erdogan në mesazhin e tij.

Në mesazhin e postuar në llogarinë e tij në Twitter, Presidenti Erdogan tha: “Unë e përgëzoj në emër tim dhe të popullit turk Zt. Ersin Tatar për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Republikën Turke të Qipros së Veriut. Turqia do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të turqve qipriotë”.

Erdogan, i cili më vonë bëri një telefonatë me Tatar, uroi që zgjedhja e Tatar për President të jetë e dobishme për turqit qipriotë dhe kauzën e Qipros.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës Erdogan gjatë bisedës tha se zgjedhjet edhe një herë dëshmuan pjekurinë demokratike të turqve qipriotë për të gjithë botën.

Duke theksuar se beson që nën kryesimin e Ersin Tatar do të vazhdojë lufta për të drejtat dhe interesat e RTQV me sukses, Presidenti Erdogan theksoi se bashkëpunimi harmonik që ata shfaqën në të gjitha fushat, veçanërisht në aktivitetet e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor dhe zhvillimi i RTQV-së gjatë periudhës së Kryeministrisë së Ersin Tatar do të vazhdojë me vendosmëri.

Kreu i shtetit turk theksoi se Turqia dhe RTQV edhe gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojnë me përpjekjet e tyre për gjetjen e zgjidhjes problemit të Qipros.

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop, Zëvendëspresidenti Fuat Oktay dhe kryetari i Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Kiliçdardaroglu gjithashtu përgëzuan në llogaritë e tyre në Twitter. Presidentin e sapo zgjedhur të RTQV-së Ersin Tatar për fitoren e tij në zgjedhje.

 


Lajme të ngjashme