Presidenti Erdogan inspekton punimet e anijes sonduese “Fatih” në Detin e Zi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan uroi që gazi natyror që do të nxirret nga pusi “Danubi-1” (Tuna-1) i Fushës Sakarya në Detin e Zi të jetë i dobishëm për vendin.

1511057
Presidenti Erdogan inspekton punimet e anijes sonduese “Fatih” në Detin e Zi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan uroi që gazi natyror që do të nxirret nga pusi “Danubi-1” (Tuna-1) i Fushës SakaryaDetin e Zi të jetë i dobishëm për vendin.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter Presidenti Erdogan shkruan: “Uroj që shifra e re prej 405 miliardë metra kub gaz natyror nga pusi “Danubi-1” të jetë e dobishme për vendin dhe kombin tonë”.

Në postimin me titull "Ne do të zvogëlojmë varësinë nga jashtë në gazin natyror në mënyrë të konsiderueshme", thuhet si në vijim: “Rezerva që zbuluam në Detin e Zi është burimi më i madh i hidrokarbureve të vendit tonë deri më tani. Shpresojmë që me këto zbulime, të cilat besojmë se do të vazhdojnë, varësia e jashtme e vendit tonë nga gazi natyror do të ulet ndjeshëm. Ndërsa me uljen e shumës që paguajmë jashtë për naftën dhe gazin natyror, e cila përbën pjesën më të madhe të përpjekjeve tona të zhvillimit dhe rritjes, ne do të jemi në gjendje t'i ofrojmë këto shërbime popullit tonë në mënyrë më ekonomike. Kështu, ne do të kemi mundësinë që burimet e mbetura në vendin tonë t'i drejtojmë drejt investimeve, prodhimit dhe punësimit”.

Ndërkaq për grafikun e paraqitur në postim, Presidenti Erdogan tha: “320 miliardë metra kub gaz natyror u gjet në dy shtresat e para të pusit Danub-1. Anija jonë, e cila vazhdon aktivitetet e saj të shpimit, ka arritur një thellësi prej 4 mijë e 445 metrash. 85 miliardë metra kub të tjerë iu shtuan rezervave që zbuluam. Puna në pusin Danubi-1 përfundoi. Ndërsa aktivitetet e shpimit do të vazhdojnë në pusin ‘Türkali-1’ në fushën Sakarya. Falë robotit ‘KASIF’, i cili prodhohet me pajisje vendore dhe kombëtare, puna do të vazhdojë në fund të detit. Anijet tona të shpimit përbëjnë rreth 20 për qind të flotës së përgjithshme të shpimit në det të thellë në botë".

Ndërsa Presidenti në lidhje me zbulimin e rezervave të gazit natyror të anijes “Fatih” në pusin “Danub-1”, bëri një postim me titull “Si filloi?/Si vijon?”

Në llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram, Erdogan postoi mesazhin me etiketën "Lajm i Mirë i Ri në Energjinë Kombëtare" dhe përfshiu dy fotografi të bëra gjatë vizitës së tij në anije dhe lamtumirën e tij për anijen e sondimit “Fatih” më 29 maj.

Erdogan, pasi zhvilloi punimet e inspektimit dje në anijen sonduese “Fatih” dha lajmin e mirë se janë zbuluar edhe 85 miliardë metra kub rezerva të gazit natyror në pusin “Danubi-1” dhe me këtë zbulim sasia totale e rezervave të gazit natyror në këtë pus arriti në 405 miliardë metra kub.

 

 


Lajme të ngjashme