Çavusoglu: Armenia po kryen krime lufte

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu deklaroi se Armenia vazhdon të kryejë krime lufte dhe të masakrojë civilët.

1510800
Çavusoglu: Armenia po kryen krime lufte

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu deklaroi se Armenia vazhdon të kryejë krime lufte dhe të masakrojë civilët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Çavusoglu vuri në dukje se Armenia po vret njerëz të pafajshëm pa bërë dallim edhe për fëmijët.

"Armenia vazhdon të kryejë krime lufte dhe të masakrojë civilët. Heshtja ndaj kësaj mizorie do të thotë të bëhesh partner në këto vrasje", tha ai.

Ministri turk theksoi se "Ata që nuk marrin mësime do të japin llogari për krimet që kanë kryer. Ne jemi gjithmonë pranë Azerbajxhanit vëlla". (AA)

 


Lajme të ngjashme