Erdogan bisedoi në telefon me Putinin për Karabakun

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin, me të cilin ka diskutuar hapat drejt zhvillimit të marrëdhënieve Turqi-Rusi, çështjen Azerbajxhan-Armeni si dhe situatën në Siri dhe Libi.

1509294
Erdogan bisedoi në telefon me Putinin për Karabakun
erdoğan putin.jpg

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin, me të cilin ka diskutuar hapat drejt zhvillimit të marrëdhënieve Turqi-Rusi, çështjen Azerbajxhan-Armeni si dhe situatën në Siri dhe Libi

Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, gjatë bisedës telefonike janë diskutuar hapat drejt zhvillimit të marrëdhënieve Turqi-Rusi, çështja Azerbajxhan-Armeni si dhe situata në Siri dhe Libi.

Presidenti Erdoan në këtë bisedë telefonike është shprehur se Armenia, e cila shkaktoi një krizë të re duke sulmuar territorin azerbajxhanas, po përpiqet ta bëjë të përhershëm pushtimin e saj rreth 30-vjeçar [në Karabakun Malor], duke shtuar se Turqia është për zgjidhjen e kësaj çështjeje në mënyrë të përhershme qoftë në kuadër të Grupit të Minskut, qoftë në kornizën e marrëdhënieve dypalëshe.

Erdoan po ashtu ka theksuar nevojën e ruajtjes së ritmit të arritur në procesin e zgjidhjes politike të krizës siriane.

 


Lajme të ngjashme