Presidenti Erdogan do të vizitojë Kuvajtin dhe Katarin

Në takime do të shqyrtohen marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha dimensionet dhe do të shkëmbehen mendime në lidhje me çështjet rajonale.

1504275
Presidenti Erdogan do të vizitojë Kuvajtin dhe Katarin

Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë një vizitë në Kuvajt dhe Katar.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, gjatë vizitës në Kuvajt, Presidenti Erdogan do të takohet dhe do t’i përcjellë ngushëllimet Emirit të ri të Kuvajtit, Nevvaf el-Ahmed el-Cabir es-Sabah i cili erdhi në detyrë pas të ndjerit Emir i Kuvajtit, Sheiku Sabah.

Në takim do të shqyrtohen gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha dimensionet dhe do të shkëmbehen mendime në lidhje me çështjet rajonale.

Më pas Erdogan do të kalojë në Katar ku do të takohet me Emirin e Katarit, Sheikun Temim bin Hamad Al Thani.

Në takim pritet që Erdogan dhe Al Thani të shqyrtojnë mundësitë për zhvillimin edhe më tej të bashkëpunimit aktual ndërmjet dy vendeve si dhe do të shkëmbejnë mendime në lidhje me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

 

 


Lajme të ngjashme