Erdogan: Turqia është burim shprese nga Qiproja në Azerbajxhan, nga Ballkani në Kaukaz

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia është në krah të Azerbajxhanasve që luftojnë kundër pushtimit armen.

1501065
Erdogan: Turqia është burim shprese nga Qiproja në Azerbajxhan, nga Ballkani në Kaukaz
Super foto_Recep Tayyip Erdogan.jpg
Cumhurbaşkanı Erdoğan Kuzey Marmara Otoyolu Gebze-İzmit Kavşağı.jpg

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia është në krah të Azerbajxhanasve që luftojnë kundër pushtimit armen.

Në fjalimin e mbajtur në vitin e 4-t legjislativ të periudhës së 27-të në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Erdogan tha: “Kuvendi ynë që mbështet sinqerisht vëllezërit tanë që prej turqve të Qipros dhe Azerbajxhanit e deri në Ballkan e Kaukaz, së bashku me popullin tonë ka treguar se është burim shprese për të gjithë miqtë tanë”.

“Turqia do të vazhdojë të mbështesë me zemër dhe me të gjitha mundësitë e saj vëllezërit e Azerbajxhanit, për të cilin ne veten tonë e shohim si "një komb, dy shtete", tha Erdogan dhe shtoi: “Rruga e paqes së përhershme në këtë rajon kalon përmes tërheqjes së udhëheqjes armene nga çdo pëllëmbë e tokës azerbajxhanase që mban të pushtuar. Armeninë nuk do ta shpëtojnë as përpjekjet për të shpifur ndaj Turqisë. Ata që mbështesin këtë shtet hajdut (Armeninë) i paralajmëroj se do të japin llogari përpara ndërgjegjes së përbashkët të njerëzimit”, u shpreh Erdogan.

Ai ndaloi edhe tek lufta kundër terrorit dhe nënvizoi se operacionet do të vazhdojnë deri në shfarosjen e plotë të strofkave terroriste në kufirin e Irakut.  

Ndërkaq ai bëri të ditur se Turqia nuk është për përplasje, tension, padrejtësi në Mesdhe dhe shtoi: “Ne mbrojmë të drejtat tona. Në lidhje me ndarjen e potencialit politik dhe ekonomik në Mesdhe preferenca jonë primare është zgjidhja e marrëveshjeve në bazën e drejtësisë”.

Duke deklaruar se Bashkimi Evropian është "skllavëruar" nga dy prej anëtarëve të tij të përkëdhelura, Greqia dhe administrata greke-qipriote dhe është  bërë një strukturë "e paefektshme" dhe "e cekët", Erdogan tha: “Nuk ka asnjë krizë në rajonin tonë që është zgjidhur me përfshirjen, iniciativën dhe peshën e BE-së. Madje përkundrazi, çdo krizë në të cilën Bashkimi Evropian ka ndërhyrë është përshkallëzuar me dimensione të reja".

Kurse në lidhje me Palestinën Erdogan tha: “Është një nder që në emër të  vendit dhe kombit tonë në çdo platformë të shprehim të drejtat e popullit palestinez”.   

 


Lajme të ngjashme