Akar: Greqia shkel marrëveshjet ndërkombëtare për çarmatimin e ishujve

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare (MSB), Hulusi Akar tha se Turqia është krah zgjidhjes së problemit të Mesdheut Lindor me rrugën e drejtësisë ndërkombëtare

1501014
Akar: Greqia shkel marrëveshjet ndërkombëtare për çarmatimin e ishujve

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare (MSB), Hulusi Akar tha se Turqia është krah zgjidhjes së problemit të Mesdheut Lindor me rrugën e drejtësisë ndërkombëtare.

Akar mbajti një fjalim në programin me titull “Turqia në Ambientin e Ndryshimit Global dhe Rajonal” të organizuar nga "The Centre for British-Turkish Understanding (CBTU)" me seli në Londër nëpërmjet internetit.  

“Nga miqtë dhe aleatët tanë kërkojmë vetëm një gjë; të shohin me pretendimet dhe zbatimet e Greqisë në aspektin e logjikës, njohurisë dhe kritereve objektive si dhe t’i krahasojë ato me qasjen legjitime, të matur dhe bonsens të Turqisë”.

Ai tha se në Egje dhe Mesdheun Lindor ka një sërë mosmarrëveshjet të pazgjidhura dhe këto burojnë nga pretendimet e Greqisë dhe greko-qipriotëve të njëanshme dhe që shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe turqve të Qipros.  

Akar theksoi se Greqia shkel marrëveshjet ndërkombëtare që parashikojnë çarmatimin ushtarak të ishujve dhe si shembull tregoi ushtarët e dërguar në Meis (Kastellorizo) që ndodhet vetëm 2 kilometra larg Turqisë.

Ministri turk nënvizoi se përpiqen ta kufizojnë Turqinë me brigjet e Mesdheut dhe duke bërë të ditur se Greqia, me ishullin Meis prej 10 kilometrash katrorë pretendon 40 mijë kilometra katrorë platformë kontinentale, vlerësoi këtë gjendje duke thënë: “Këto pretendime nuk janë as realiste, dhe as të drejta”.

Ai tha se thelbi i problemit të Qipros  është se pala greko-qipriote përpiqet të reduktojë statusin e turko-qipriotëve si pakica në vendin (atdheun) e vet dhe shtoi: “Problemi i Qipros zgjidhet vetëm nëse pranohet realiteti se turqit e Qipros janë partnerë të ishullit”.

“Turqia si vend garantues do të mbështesë çdo lloj zgjidhjeje që garanton sigurinë, të drejtat politike dhe të drejtat mbi burimet natyrore në ishull dhe përreth tij”, tha Akar dhe vijoi: “Edhe Anglia, që është një vend tjetër garantues mund dhe duhet të luaj rol asnjanës, të ekuilibruar dhe aktiv për gjetjen e zgjidhjes”.  

Kurse në lidhje me Sirinë Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se Turqia që prej fillimit është pranë popullit sirian.

“Ne kemi përqafur miliona sirianë pa parë identitetin e tyre etnik ose besimin e tyre, jezidë, arabë, të krishterë asirianë apo shumë pakica të tjera”, tha Akar.

Kurse në lidhje me zhvillimet në Libi ai bëri të ditur se synimi parësor i Turqisë është një Libi e pavarur dhe sovrane nën udhëheqjen e libianëve që përqafon mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe unitetin kombëtar si dhe tërë libianët.



Lajme të ngjashme