Erdogan shpreh ngushëllimet për vdekjen e Emirit të Kuvajtit, Sheik Sabah al-Ahmet al-Cabir es-Sabah
"Në emër të popullit turk i shpreh ngushëllimet tona popullit mik dhe vëlla të Kuvajtit”, tha Erdogan.
1499972

Presidenti Recep Tayyip Erdogan shprehu ngushëllimet për vdekjen e Emirit të Kuvajtit, Sheik Sabah al-Ahmet al-Cabir es-Sabah.
Në një postim të bërë në “Twitter” në arabisht dhe turqisht, Erdogan shkroi: “Kam mësuar me hidhërim të thellë lajmin për vdekjen e Emirit të Kuvajtit, Sheik Sabah al-Ahmet al-Cabir es-Sabah. Dëshiroj mëshirën e Allahut për es-Sabah dhe në emër të popullit turk i shpreh ngushëllimet tona popullit mik dhe vëlla të Kuvajtit”.
Ndërkaq Emiri i Kuvajtit u bë princi trashëgimtar, Sheiku Sabah Nevvaf el- Ahmed el-Cabir es-Sabah.
Pas vdekjes së es-Sabah u shpall zi në Katar, Egjipt, Jordani, Palestinë, Liban, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejn.