Erdogan: Turqia është ndër vendet e pakta që prodhon dronë (IHA)

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia që ndodhet në mesin e vendeve të pakta në fushën e prodhimit të dronëve (mjetet ajrore pa pilot IHA) shpreson që këtë sukses ta arrijnë edhe në fushën e automobilave.

1497765

Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “Teknofest 2020” të zhvilluar në Gaziantep.

“Këtu do të hidhet fara, lëshojnë rrënjë, do të lulëzojnë dhe rriten novacionet që do të hapin një epokë të re në çdo fushë nga inteligjenca artificiale deri në sigurinë kibernetike. Sot Turqia ndodhet në mesin e vendeve të pakta në fushën e prodhimit të dronëve. Shpresoj që këtë sukses ta arrijmë edhe tek automjetet dhe automobilat fluturues”, tha Erdogan.  

Ai bëri të ditur se bota po kalon nga një proces i madh i revolucionit digjital dhe kapja e shpejtësisë së teknologjisë tashmë nuk është një preferencë por domosdoshmëri.  

“Për më tepër dhe çka është më e rëndësishme, ajo që jetojmë sot na tregon se është e domosdoshme që këtë ta realizojmë me mundësi vendore dhe kombëtare. Pas ngulmimit dhe përpjekjes që Turqia të jetë një vend që e prodhon dhe zhvillon vetë këtë teknologji qëndron ky realitet dhe eksperienca që zotërojmë”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Lajme të ngjashme