Aksidenti ajror në Harkov, Çavusoglu i shpreh ngushëllimet Ukrainës

Si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak në rajonin Harkov të Ukrainës, sipas përcaktimeve të para humbën jetën 22 persona.

1497627
Aksidenti ajror në Harkov, Çavusoglu i shpreh ngushëllimet Ukrainës

Si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak në rajonin Harkov të Ukrainës, sipas përcaktimeve të para humbën jetën 22 persona.

Në deklaratën e bërë nga Agjencia e Emergjencës së Ukrainës, avioni tip AN-26 që i përkiste ushtrisë ukrainase, ra në afërsi të aeroportit ushtarak në rajonin Harkov.

Bëhet e ditur se në avion ndodheshin 28 persona, 22 humbën jetën, 2 u plagosën ndërsa 4 të tjerë kërkohen.

Në rajon vazhdojnë punimet e ekipeve të emergjencës.

Bëhet e ditur se Presidenti, Vladimir Zelenskiy do të shkojë në rajon.

Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu i shprehu ngushëllimet Ukrainës për këtë ngjarje.

Në një postim të bërë në “Twitter” ai shkroi: “Ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave që humbën jetën në aksidentin ajror në rajonin Harkov dhe i shprehim ngushëllimet popullit mik të Ukrainës”.

Ambasada e Ukrainës në Ankara, duke iu referuar mesazhit të Çavusoglusë, publikoi një mesazh ku shkruhej: “Falënderojmë vendin mik, Turqinë”.

 



Lajme të ngjashme