Sirnak, neutralizohen 4 terroristë

Në kuadër të operacionit “Rrufeja-1” në rajonin Kato Jirka të nënprefekturës Beytussebap të Sirnakut u neutralizuan 4 terroristë.

1496461
Sirnak, neutralizohen 4 terroristë

Në kuadër të operacionit “Rrufeja-1” në rajonin Kato Jirka të nënprefekturës Beytussebap të Sirnakut u neutralizuan 4 terroristë.

Sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Brendshme, Xhandarmëria e Rrethit zhvilloi një operacion në orët e mëngjesit në rajonin Kato Jirka.

Në operacion u neutralizuan 4 terroristë.

Numri i terroristëve të neutralizuar gjatë dy ditëve të fundit u rrit në 8 ndërkohë që bëhet e ditur se vazhdojnë operacionet në rajon.

Nga ana tjetër vazhdojnë punimet që bëhen për të bindur pjesëtarët e organizatës separatiste terroriste PKK që të largohen nga organizata.

Në këtë kuadër, falë punimeve të ekipeve të xhandarmërisë në Van një terrorist i PKK-së u dorëzua tek forcat e sigurisë.

Bëhet e ditur se terroristi në fjalë ishte përfshirë në organizatë në vitin 1992 dhe zhvillonte veprimtarinë në Irak.

Kështu që prej 1 janarit me anë të punës bindëse numri i terroristëve të dorëzuar deri tani u rrit në 163.

Ndërkaq një terrorist që zhvillonte aktivitete në kuadër të strukturës së organizatës separatiste terroriste PKK-së në rrethin Tunceli, që ishte arratisur prej organizatës në muajin gusht, u kap kufirin e Edrenesë nga forcat e sigurisë teksa mundohej të shkonte në Greqi.  

Bëhet e ditur se terroristi i përfshirë në organizatë në vitin 2015 zhvillonte aktivitete në Erzincan dhe Tunceli.

 


Lajme të ngjashme