Nga samiti i BE-së Turqia pret të hapet rruga e dialogut pozitiv

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Selim Kiran ka thënë se dialogu Turqi-Bashkimi Evropian (BE) është thelbësor për rajonin.

1496832
Nga samiti i BE-së Turqia pret të hapet rruga e dialogut pozitiv

 

Zëvendësministri Kiran iu drejtua me një fjalim Konferencës Ndërkombëtare për Mesdheun lindor", organizuar përmes video konferencës nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës me titull: "E drejta e Turqisë në Mesdheun Lindor dhe vizioni i saj bashkëpunues”.

Kiran deklaroi se rajoni i Mesdheut Lindorështë "porta strategjike e kalimit" për në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, dhe se 30 për qind e tregtisë globale detare zhvillohet këtu.

Duke thënë se për një kohë të gjatë në këtë rajon, i cili ka një rëndësi strategjike dhe gjeopolitike, ka pasur paqëndrueshmëri dhe konflikte të tilla si kriza siriane dhe çështja e Qipros zv/ministri Kiran tha:

"Pavarësisht gjithë këtyre problemeve, Turqia dëshiron ta shikojë Mesdheun Lindor si një rajon bashkëpunimi. Kjo do të jetë në të mirën e të gjitha vendeve që kanë dalje në Mesdhe”.

Në Mesdheun Lindor Turqia gjithmonë ka mbështetur një mirëkuptim dhe një dialog të bazuar në drejtësi,- por në përkundër kësaj,- nënvizoi ai, Greqia përpiqet të zgjerojë në mënyrë maksimaliste kufijtë e zonës të juridiksionit detar.

Në fjalën e tij, zv/ministri i Jashtëm turk tha se bashkëpunimi midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë është thelbësor për rajonin dhe shtoi se Turqia dhe Unioni me këtë bashkëpunim do të kontribuojnë në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

"BE duhet të bëjë një llogaritje gjeopolitike të fitimit dhe humbjes. Javën e ardhshme në Bruksel do të mbahet një takim. Shpresojmë që të hapet rruga për dialog pozitiv”, përfundoi Kiran.

 


Lajme të ngjashme