Avioni cisternë i ushtrisë turke furnizoi në ajër me karburant 3 avionë të NATO-s

Një avion cisternë i Forcave Ajrore Turke furnizoi me karburant 3 avionë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) tip E-3A AWACS.

1496709

“3 avionë tip E-3A AWACS të NATO-s të ngritur nga Geilenkirchen i Gjermanisë dhe që zhvillonin mision në kuadër të Masave të Sigurimit, me kërkesë të NATO-s, u furnizuan me karburant mbi Rumani nga ana e avionit cisternë KC-135R, që i përket Forcave tona Ajrore”, shkruhet në deklaratën e bërë në median sociale nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB).

Në postim zuri vend edhe një video nga momenti i furnizimit në fjalë.

Lajme të ngjashme