Akar: Turqia do të vazhdojë mbështetjen ndaj Libisë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare (MSB), Hulusi Akar bëri të ditur se Turqia do të vazhdojë mbështetjen ushtarake dhe të sigurisë ndaj Libisë.

1495429
Akar: Turqia do të vazhdojë mbështetjen ndaj Libisë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare (MSB), Hulusi Akar bëri të ditur se Turqia do të vazhdojë mbështetjen ushtarake dhe të sigurisë ndaj Libisë.

Akar u takua me Kryetarin e Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë, Halid el-Meshri.

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria, në takimin e zhvilluar ndërmjet Akar dhe Meshri në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare në kryeqytetin Ankara, u shkëmbyen mendime në lidhje me gjendjen e fundit në Libi.

Në takim nga ana e Akarit u theksuan lidhjet miqësore dhe vëllazërore 500-vjeçare ndërmjet Turqisë dhe Libisë. “Turqia do të vazhdojë solidaritetin dhe aktivitetet e trajnimet në fushat ushtarake dhe të sigurisë për vëllezërit libianë”, tha Akar.  

Ai tha se Turqia është pranë qeverisë legjitime në Libi, që njihet nga ana e Kombeve të Bashkuara dhe shtoi se me mentalitetin “Libia është e libianëve do të bëjnë çfarë është e mundur që rajoni të fitojë stabilitetin dhe do të vazhdojnë të mbështesin një Libi të pavarur, sovrane dhe të stabilizuar.  

 


Lajme të ngjashme