Ankara – Kabineti Presidencial mblidhet me agjendë Mesdheun Lindor

Kabineti Presidencial i Turqisë do të mblidhet sot (21 shtator) nën drejtimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

1494357
Ankara – Kabineti Presidencial mblidhet me agjendë Mesdheun Lindor

Takimi në Kompleksin Presidencial do të fokusohet kryesisht tek zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Në mbledhjen e Kabinetit Presidencial do të vlerësohen rezultatet e hapave të fundit të Ankarasë për të reduktuar tensionin, masat që mund të ndërmerren në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri pas rritjes së numrit të rasteve kohëve të fundit, bisedimet e realizuara nga delegacionet turke me homologët e tyre në lidhje me Libinë e Sirinë, lufta kundër terrorizmit, si dhe zhvillimet në fushën e ekonomisë.

Presidenti Erdogan pritet të bëjë një deklaratë pas takimit.



Lajme të ngjashme