Vazhdojnë operacionet antiterroriste “Rrufeja”, neutralizohen 2 terroristë të PKK-së në Hakkari

Dy anëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK u neutralizuan bashkë me armatimin e tyre në periferi të Hakkarit,- njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

1493942
Vazhdojnë operacionet antiterroriste “Rrufeja”, neutralizohen 2 terroristë të PKK-së në Hakkari

Sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Brendshme, Xhandarmëria dhe Policia kanë kryer një operacion të përbashkët me mbështetje ajrore në periferi të Hakkarit si pjesë e Operacionit “Rrufeja-2 Xhilo” (Yıldırım-2 Cilo).

Në operacion janë neutralizuar 2 terroristë së bashku me armët dhe operacioni vazhdon, thuhet më tej në deklaratën e Ministrisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) në lidhje me operacionin bëri këtë postim në «Twitter»:

“Operacionet janë si ‘rrufeja’ [siç e kanë emrin në turqisht, Yıldırım]. Një lajm tjetër nga Hakkari. Lajmi vjen pak më vonë. Përgëzime heronj. Allahu ju ruajt”.

 


Lajme të ngjashme