"Shpresojmë që Greqia ta shfrytëzojë këtë mundësi që të përparojmë në negociata"

“Presidenti Erdoan i ka dhënë një mundësi të re diplomacisë. Anija «Oruç Reis» është kthyer në portin e Antalies. Shpresoj se Greqia do ta shfrytëzojë këtë si një mundësi për t’i çuar përpara negociatattha zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën.

1493143
"Shpresojmë që Greqia ta shfrytëzojë këtë mundësi që të përparojmë në negociata"
ibrahim kalın.jpg

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) foli gjatë veprimtarisë "Roli i Turqisë në Mesdheun Lindor: Kërcënimet e Konfliktit dhe Pritshmëria e Dialogut" sponsorizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet e Jashtme të Evropës.

 

Kallën theksoi se Turqia është vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdheun Lindor dhe se "gjithçka që ndodh në rajon [Mesdheun Lindor] i intereson Turqisë si një e tërë e jo vetëm në kontekstin e marrëdhënieve me Greqinë, Qipron greke ose Libanin, duke pasur parasysh që Turqia është edhe një anëtare e NATO-s”.

Duke iu referuar bisedimeve eksploruese me Greqinë për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh muajt e fundit, zëdhënësi sqaroi se këto bisedime [eksploruese] kanë filluar në vitin 2002 dhe deri në vitin 2016 janë mbajtur rreth 60 raunde. "Synimi i negociatave nuk ishte vetëm përcaktimi i kufijve detarë midis Turqisë dhe Greqisë, por edhe identifikimi i problemeve që lidhen me ishujt dhe hapësirën ajrore”, shtoi ai.

Kallën tha se këto bisedime u ndërprenë për shkak të trazirave politike në Greqi nga qeveria e atëhershme e Athinës. “Në takimet që Presidenti Erdogan dhe Kryeministri grek Qiriakos Miçotaqis patën në Nju-Jork dhe Londër u vendos për vazhdimin e këtyre bisedimeve, por kur kjo nuk u bë realitet, Gjermania u angazhua si një vend ndërmjetësues”, tha zëdhënësi.

"Bisedimet e ndërmjetësuara nga Gjermania në thelb u përqendruan në përcaktimin e kufijve detarë dhe aktivitetet e energjisë së hidrokarbureve. Ndonjëherë dëgjojmë komente se Turqia po vepron në mënyrë të njëanshme dhe agresive. Vetëm se nëse duhet të jemi të drejtë, vendi që lëshoi licenca së pari për kërkimin e gazit në Mesdheun Lindor ose rreth Qipros nuk ishte Turqia, por administrata Grekoqipriote", u shpreh zëdhënësi dhe e vijoi kështu fjalën: "Qipriotët grekë lidhën marrëveshje me Libanin, Izraelin dhe Egjiptin duke refuzuar plotësisht të drejtat e qipriotëve turq dhe se më vonë, duke nisur që nga viti 2010, Greqia filloi të japë licenca për kompanitë e energjisë, dhe me këto licenca ajo shkeli të drejtat e Turqisë”.

Lidhur me rolin e BE-së në këtë drejtim, Kallën tha se Presidenti Erdogan ka biseduar shumë herë me Kancelaren gjermane Angela Merkel,- që mban presidencës e radhës së BE-së,- dhe me udhëheqësit e vendeve të tjera të BE-së.

“Qëllimi i këtyre bisedimeve është që BE-ja të veprojë si një ndërmjetës i ndershëm. Problemet midis Turqisë dhe Greqisë duhet të zgjidhen në bazë të barazisë, drejtësisë dhe transparencës. Interesi i BE-së nuk duhet të reduktohet në interesat e një anëtari të vetëm të Unionit. Nuk është sekret që disa vende anëtare të BE-së kanë probleme me Turqinë. Unë mund të flas për Francën, për pozicionin e saj në Siri dhe Libi në dy vitet e fundit. Sipas këndvështrimit tonë, vende të tilla [si Franca] po ndjekin një vijë tjetër konfliktuale me Turqinë, por krizën aktuale në Mesdheun Lindor e shfrytëzojnë për të ndërsyer antiturqizmin, qëndrimin kundër Turqisë. Dhe kjo gjë nuk kontribuon në zgjidhjen e problemit, as në imazhin e BE-së si një ndërmjetësues i ndershëm, as në marrëdhëniet BE-Turqi. Presidenti Erdoan i ka dhënë një mundësi të re diplomacisë. [Anija e kërkimeve sizmike] “Oruç Reis” është kthyer në portin e Antalies. Shpresoj se Greqia do ta shfrytëzojë këtë si një mundësi për t’i çuar përpara negociatat dhe se ne të vazhdojmë me Greqinë bisedimet eksploruese",- tha zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën lidhur me situatën aktuale.



Lajme të ngjashme