Turqi – Filloi një operacion i ri antiterrorist në provincat lindore të vendit

Një operacion i ri antiterrorizëm ka filluar në provincat lindore të Turqisë Mus, Bingol dhe juglindje të Dijarbakir, njoftoi të enjten Ministria e Punëve të Brendshme.

1484116
Turqi – Filloi një operacion i ri antiterrorist në provincat lindore të vendit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se një operacion i ri antiterrorist, “Rrufeja-9 Senyayla” ka nisur në provincat juglindore të Bingël (Bingöl), Dijarbakër (Diyarbakır) dhe Mush (Muş) me pjesëmarrjen e 1.022 personeli të forcave të sigurisë.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria, operacioni synon ta përjashtojë plotësisht organizatën terroriste separatiste PKK nga agjenda e vendit dhe të neutralizojë terroristët që vlerësohet se janë strehuar në këtë zonë. 

Si pjesë e operacioneve “Rrufeja” (Yıldırım-1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 dhe 8), të cilat janë realizuar për eliminimin e plotë të terrorizmit brenda kufijve të vendit, deri më tani janë neutralizuar 38 terroristë, janë kapur 22 bashkëpunëtorë të terroristëve, janë asgjësuar 80 shpella, strehimore dhe depo, si dhe është kapur një sasi e madhe armatimi dhe municioni, si dhe ushqim dhe materiale për të siguruar nevojat e jetesës së terroristëve.

Deklarata tha se operacionet "Rrufeja" do të vazhdojnë me sukses, me bindje dhe vendosmëri dhe me mbështetjen e popullit.

Ndërkohë, një deklaratë tjetër të saj Ministria njoftoi se si rezultat i punës bindëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë, në qytetin e Shërnakut (Şırnak) dy terroristë janë vetëdorëzuar tek forcat sigurisë.

Sipas deklaratës dy terroristët, të cilët u zbulua se ishin bashkuar me organizatën terroriste në vitet 2014 dhe 2016, së fundmi kanë vepruar në Irak.

E njëjta deklaratë shton se numri i terroristëve që janë vetëdorëzuar nga 1 janari deri më tani vetëm me anë të bindjes është rritur në 146.

 


Lajme të ngjashme