Aliyev në takimin me ambasadorin grek: Azerbajxhani mbështet Turqinë në çdo çështje

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se mbështesin Turqinë në çdo çështje, përfshi edhe kërkimet sizmike në Detin Mesdhe.

1483936
Aliyev në takimin me ambasadorin grek: Azerbajxhani mbështet Turqinë në çdo çështje

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se mbështesin Turqinë në çdo çështje, përfshi edhe kërkimet sizmike në Detin Mesdhe.

Aliyev priti në takim ambasadorin e ri të Greqisë në Baku, Nikolaos Piperigos.   

Në takim ai u ndal edhe në tensionin që jetohet mes Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor.

“Turqia nuk është vetëm miku dhe partneri ynë, nuk është sekret që ne jemi dy vende vëllazërore. Ne mbështesim pa hezitim Turqinë në çdo gjendje. Ne kemi edhe të njëjtën mbështetje nga vëllezërit tanë turq. Ata mbështesin Azerbajxhanin në çdo çështje dhe ne mbështesin Turqinë për çdo temë, përfshi edhe kërkimet sizmike në Detin Mesdhe. Unë dëshiroj që ju të dini qëndrimin tonë. Me direktivën time kjo u shpall zyrtarisht nga qeveria azerbajxhanase. Turqia nuk është vetëm një vend mik por është edhe vëllazëror dhe turqit janë vëllezërit tanë. Për këtë arsye jemi pranë tyre në çdo çështje”, tha Aliyev.  

Kurse ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu falënderoi Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev i cili deklaroi mbështetjen në çdo çështje ndaj Turqisë, përfshi edhe kërkimet në Mesdheun Lindor.  

Në deklaratën e bërë nga llogaria e tij në “Twitter”, Çavusoglu shkroi: “Shumë faleminderit i nderuari president. Nuk kemi dyshim në mbështetjen e xhan Azerbajxhanit. Edhe Turqia do të jetë gjithmonë pa hezitim pranë Azerbajxhanit”.

Ai e përfundoi postimin me fjalët “Një komb, dy shtete”.

 

 


Lajme të ngjashme